
Fitorja e radhës në kampionat ka bërë që Juventusi të thyejë 2 tabu; së pari bardhezinjtë mundën Bolonjën, gjë që nuk ndodhte që nga 21 shkurti i vitit 2010 dhe së dyti më në fund arriti suksesin në një ndeshje të mesjavës pas 3 barazimeve në Ligën e Kampioneve dhe ai me Fiorentinën në 25 shtator.
Por ajo që ka më shumë rëndësi për Zonjën e Vjetër është se ajo vazhdon të vendosë rekorde në futbollin italian. Pas suksesit 2-1 me Bolonjën, Juventus grumbulloi 28 pikë nga 30 të mundshme, gjë të cilën nuk e kishte realizuar asnjë skuadër që nga sezoni 1994/95.
Juventusi i sezonit 2005/2006, kur drejtohej nga Kapelo mori 9 fitore në 9 javët e para duke humbur sfidën e 10 me Milanin e Ancelotit në San Siro 3-1.
Në të njëjtën kohë, Juventus ka edhe një rekord tjetër, 49 ndeshje pa pësuar humbje, 9 më pak se rezultati historik i Milanit në fillim të viteve ’90. Torinezët kanë sulmin dhe mbrojten më të mirë në kampionat me 22 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar dhe 12 futbollistë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në këtë pjesë të sezonit.
Top Channel