Bayern Munchen, goleadë në Kupë

01/11/2012 08:30

Bayern Munchen kaloi në 1/8 e finaleve të Kupës së Gjermanisë pasi mposhti 4-0 Kaiserslauternin me dy gola të Claudio Pizarro dhe dy të Arjen Robben.

Në këtë mënyrë bavarezët përmbushin parashikimet duke kaluar për më tej ashtu si shumica e favoritëve. Bayer Leverkusen pati më shumë vështirësi pasi arriti të eliminonte Arminia Bielefeld (ekip i kategorisë së tretë) vetëm në kohën shtesë me rezultatin 3-2.

VFB Stuttgart fitoi 3-0 ndaj St. Pauli të kategorisë së dytë me gola të Ibrahim Traore, Vedad Ibisevic dhe Tamas Hajnal.

Edhe Wolfsburg fitoi 2-0 ndaj FSV Frankfurt të kategorisë së dytë me dola të Diego dhe Bas Dost.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA