Balak s’paguan dot gjobën

01/11/2012 00:00

Nuk kanë të përfunduar problemet për Mikael Balak. Ish-futbollisti gjerman i cili në 17 tetor u ndalua nga policia spanjolle për tejkalim të normës së lejuar të shpejtësisë pasi e drejtonte makinën me 211 km/h, doli përpara gjykatës.

Kjo e fundit e ndëshkoi ish kapitenin e Gjermanisë me një gjobë prej 10 000 Euro, gjë që i ka hapur jo pak probleme 36-vjecarit.

Avokatit mbrojtës i Balak pretendoi se ish-futbollisti i Bajer Leverkusen, Bajern Mynih dhe Celsit duhet të paguajë 1/10 e gjobës së akorduar për faktin se ai tashmë është një i papunë dhe se  nuk ka një një pagë fikse që ta ndihmojë atë të zbatojë vendimin në drejtim të tij.

Për fatin e tij të keq, gjykatësi nuk e mori parasysh kërkesën e avokatit të Balak dhe tani ky i fundit duhet të gjejë mënyrën për të paguar gjobën prej 10.000 Eurosh.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta