Hedhja e dyshuar e një UFO-je në kraterin e vullkanit Popocatepeti, e publikuar në lajmet e mbrëmjes në televizionet meksikane, ka shkaktuar shqetësim dhe konfuzion te popullsia lokale, pavarësisht skepticizmit, që komuniteti shkencor vazhdon të përhapë me të dyja duart.
Episodi ka ndodhur më 25 tetor dhe është dokumentuar nga një prej telekamerave të përdorura për monitorimin e aktivitetit të vullkanit. Në video, objekti i shfaqur pati formë cilindrike, ishte prej metali dhe me përmasa të mëdha.
Stephen Hannard dhe Alien Disclosure Group e quajtën atë “… një ngjarje e pabesueshme e UFO-ve mbi kraterin e vullkanit Popocatepeti në Meksikë”, duke theksuar se “vullkani ka qenë një pikë e nxehtë e UFO-ve prej vitesh, me qindra vëzhgime të kryera mbi të”.
Gjithsesi, pikërisht sepse është vetëm një video që përbën lajmin, kjo çon automatikisht që jo kushdo ta besojë atë. Disa komente në Youtube sugjerojnë me hamëndje se videoja e UFOs është e rreme, ndërsa të tjerë e mbështesin, duke ofruar edhe detaje të tjera mbi këtë incident.
Top Channel