Presioni i SHBA-së në Iran, Trump vë në pikëpyetje qëndrimin e Teheranit: Si ka mundësi që nuk po reagojnë
Papunësia në Eurozonë prek rekorde të tjera negative. Sipas të dhënave që publikoi, EuroStat, Agjencia Europiane e Statistikave, në zonën e monedhës së përbashkët numërohen rreth 18.5 milion të papunë.
Numri i të papunëve u rrit me 146 mijë më shumë se sa vitin e kaluar duke shkuar në 11.6 përqind nga 10.3 që ishte në 2011.
Papunësia më e madhe u regjistrua në Spanjë me 25.8 përqind, ndërsa më e ulta në Austri me 4.4 përqind. Në Spanjë dhe në Greqi, dy vendet e goditura me fort nga kriza financiare, më shumë se gjysma e fuqisë së punëtore nën 25 vjeç, aktualisht janë të papunë.
Shifrat më të ulëta të papunësisë mes të rinjve u regjistruan në Gjermani, rreth 8 përqind, ndërsa 5.4 përqind është shifra e të papunëve në total.
Vendet e Eurozonës po përpiqen të rimëkembin ekononinë e goditur nga kriza financiare. Në total, ekonomia e monedhës së përbashkët është në recesion. Ajo humbi terren me 0.2 përqind në 6-mujorin e parë të këtij viti. Vec Greqisë, edhe Italia dhe Spanja janë vende zyrtarisht në recesion, ndërsa ekonomia franceze stanjacion në 3-mujorshin e tretë të këtij viti.
Top Channel