Në “Renzo Barbera” të Palermos, skuadra kuqezi e drejtuar nga Allegri nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi 2-2, duke evituar humbjen e 6-të në këtë kampionat.
Milan zhvillon një pjesë të parë tepër të dobët, në fundin e së cilës gjendet në disavantazh, pas penalltisë së konvertuar në gol prej Miccolit në të 46-n. Palermo dyfishon rezultatin menjëherë pas pushimit midis pjesëve, kur Brienza shtang portierin Amelia (47’).
Më pas, Allegri rrezikon gjithçka, duke hedhur në fushën e lojës Bojan dhe Pazzini. Montolivo arrin të shkurtojë rezultatin në minutën e 70-të, kurse El Shaarawy barazon gjithçka në 2-2.
Një histori e përsëritur tashmë për kuqezinjtë. Milani zhgënjen, Allegri rrezikon me kartat e tij nga pankina, ndërsa “Faraoni”, pikërisht ai, zgjidh çdo gjë sa më mirë të mundet.
Megjithatë, në minutat e fundit kuqezinjtë mund të kishin arritur diçka më shumë sesa një barazim, pas presionit të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Palermos.
Top Channel