Kriza, Merkel pret drejtuesit e financave botërore

31/10/2012 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel priti drejtuesit e organeve financiare
botërore të martën në Berlin për të diskutuar mbi mënyrat për
ringjalljen e ekonomisë në botën perëndimore.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e përshkroi rritjen ekonomike në vitet e fundit si “të vakët” , por rimekembjen nga kriza financiare nuk e sheh si te pamundur.  Ajo kërkoi nga ekonomitë kryesore të globit te vazhdojne perpjekjet e konsolidimit.

 “Do ta karakterizoja situaten si ate te nje rimekembje te gjate e te mundimshme nga kriza e veshtire financiare. por ajo qe veme re eshte se vendet e industrializuara kane pasur nje rritje me te vaket te themi keshtu, ndersa ato ne zhvillim kane kontribuar me shume per rritjen e ekonomise globale”, tha Lagarde.
Merkel mendon se perspektiva ekonomike nuk është aq e mirë sa c`shpresohej dhe se problemi evropian i borxhit është diskutuar në terma të përgjithshme, pa u përqëndruar tek Greqia.

“Rimekembja e ekonomise boterore nuk eshte dhe aq e qarte. po flasim per gjerat qe ende presin zgjidhje, rreziqet jane akoma shume te dukshme ndersa perspektiva e rritjes, nuk i afrohet pritshmerise ashtu sic shpresonim”, tha Merkel.

Takimi u ndoq edhe nga përfaqësues të Organizatës Botërore të Tregtisë, Bankës Botërore dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. lideret e mbledhur aty kerkuan forcimin e liberalizimit te tregtise si element kyc per stimulimin e rritjes ekonomike globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB