Japoni, paratë e cunamit u shpërdoruan

31/10/2012 00:00

Fondet e alokuara në Japoni për rindërtimin e zonave të goditura nga
tërmeti shkatërrimtar i 2011-s dhe cunami janë shperdoruar, duke u
derdhur në projekte që nuk kishin shumë lidhje me objektivin kryesor.

Fondet prej 150 miliardë dollarësh janë përdorur ndër të tjera per ndertime rrugesh ne Okinave, fushaten publicitare te nderteses me te larte ne Japoni si dhe mbeshtetjen per studimin e balenave.

E gjithe kjo ne nje kohe kur 18 muaj pas kasastrofes natyrore, 325.000 vete vazhdojne te mbeten te shperngulur. Nje panel qeveritar auditimi verifikoi menyren sesi ishin perdorur parate dhe zbuloi se ne disa zona, shume pak eshte punuar vertet per rindertim. Rezultatet e kerkimeve te tyre vijne ne nje kohe kur shume pyetje jane shtruar mbi shpejtesine e perpjekjeve te rimekembjes. Numri dy i bashkise se qytetit port te Rikuzentakata-s, ku u shkaterruan gati gjysma e banesave, tha per associated press se asnje ndertese e re nuk eshte ngritur ne kete zone.

Pergjate 19 muajve, pothuajse nuk ka asnje ndryshim te qenesishem, eshte shprehur ai. Kryeministri Yoshihiko Noda premtoi Perpara parlamentit se problemet do te zgjidhen dhe se zeri i kritikes do te degjohet, por ne terren , pakenaqesite mbeten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB