Arabia Saudite, dasma kthehet në tragjedi

31/10/2012 00:00

Ka përfunduar në tragjedi ceremonia martesore e në një klan fisnor në lindje të Arabisë Saudite, ku të paktën 20 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Sic njoftoi televizioni shtetëror saudit, ngjarja ka ndodhur mbrëmje e së martës. Dhjetra persona ishin të ftuar të merrnin pjesë në ceremoninë martesore dhe ashtu sic e kërkonte tradita s’mund të mungonin as armët e zjarrit.

Pikërisht nga të shtënat e gëzimit, një kabëll i tensionit të lartë është këputur duke rënë mbi pjesëmarrësit në festë. 20 prej tyre, mes të cilëve edhe gra e fëmijë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa disa të tjerë në gjendje shoku janë transportuar menjëherë në spital.

Ceremonitë dasmore në Arabinë Saudite shoqërohen shpesh nga viktima si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit në shenjë festimi, por rasti në fjalë është më tragjiku i këtij lloji në 20 vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB