Skandali i basteve, përfshihet presidenti i Lacios

30/10/2012 00:00

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito përfshihet në skandalin e trukimit
të ndeshjeve në futbollin italian. Ai që e ka përmendur emrin e tij
është një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë italiane, masimo Erodiani i
cili konfirmon akuzat në drejtim të Lotitos për trukim të rezultatit të
ndeshjes së kupës së Italisë së vitit 2010 mes Lacios dhe Albinolefe.

‘Lotito jo vetëm që ishte në dijeni të trukimit të ndeshjes Lacio-Albbinolefe, por ishte edhe drejtuesi i këtij manovrimi-ishte pohimi i Erodianit kur u mor në pyetje nga Prokuroria, seancë që zgjati rreth 7 orë dhe që do të vazhdojë në 16 nëntor.
 
Erodiani tregoi edhe për një episod të vecantë për ndeshjen e vitit 2011 mes Interit e Leces ku ish portieri i kremonezes, paoloni ishteshfaqur i sigurt që kjo përballje do të përfundonte me shumë gola. Në muajt e mëparshëm, Paoloni deklaroi se ishte takuar me futbollistët e leces, Korvia, Vives e Rozatin me synimin për të trukuar rezultatin. por në të vërtetë, ai u takua me persona të tjerë duke përfituar 200 mijë Euro, ndërkohë që për trukimin e ndeshjes nuk po gjendet asnjë e dhënë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta