Rusi, vritet imami në jug të vendit

30/10/2012 14:50

Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një imam dhe dy bashkëpunëtorë të tij, teksa shkonin në një xhami në rajonin e Kaukazit Verior të Dagestanit.

Ata janë qëlluar ndërsa shkonin për të bërë lutjet e mëngjesit, në afërsi të shtëpisë së imamit, në qytetin e Derbentit, që shtrihet në Detin Kaspik, ka bërë të ditur policia.

Kleriku është identifikuar si Kalimulla Ibragimov, 49 vjeç, i cili thuhet se ka bërë predikime për paqen. Më parë, ekstremistët islamikë janë fajësuar për sulmet ndaj myslimanëve të moderuar në këtë rajon.

Dagestani, me shumicë myslimane, është prekur nga një rebelim islamik që prej vitit 1999, kur militantët, të mbështetur nga luftëtarë nga Çeçenia, ndërmorën një ofensivë kundër kontrollit rus.

Tre imamë janë vrarë në këtë rajon që prej muajit mars, bën të ditur agjencia ruse online utro.ru. Ibragimov, njoftojnë media të tjera ruse, ka qenë një “salafist”, një term ky i përdorur për islamikët radikalë. Megjithatë, sipas utro.ru, ai shpesh herë bënte predikime dhe apele për paqe, si dhe për unitet mes myslimanëve.

Ndërkohë, dy viktimat e tjera të të shtënave, që ndodhën rreth orës 06:30 me orën lokale, janë identifikuar si djemtë e imamit, ose të paktën i tillë është njëri prej tyre. Nga ana tjetër, vrasësit janë larguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA