Green Day shtyjnë turin, vokalisti ende në rehabilitim

30/10/2012 16:00

Grupi Green Day ka shtyrë nisjen e turit të koncerteve për vitin 2013 pasi vokalisti i tyre, Billie Joe Armstrong, vazhdon rehabilitimin për shkak se ka probleme me abuzimin me substanca të ndaluara.

Në muajin shtator këngëtari hyri në një klinikë rehabilitimi dhe që atëherë banda ka anulluar performancat nëpër klube dhe kashtyrë nisjen e turit të koncerteve për vitin 2013.

Basisti i grupit, Mike Dirnt, theksoi në një komunikatë të lëshuar ditën e hënë: “Shëndeti i Billie Joe është kryesorja për ne. Ai është mirë dhe ju falenderojmë për mbështetjen që na keni dhënë. Krrë nuk kemi qenë një bandë që ka mbetur në vend-numëro, por ka momente kur duhet të ndalosh sepse ka gjëra më të rëndësishme.”

Për tu shfajësuar, Green Day kanë vendosur që të afrojnë datën e lançimit të albumit të tyre të ri me titull iTre. Albumi do të dalë në treg më 11 dhjetor dhe jo në vitin 2013 siç parashikohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA