
Radamel Falkao do të jetë emri që do të pushtojë merkaton e
transferimeve. Sulmuesi kolumbian i Atletiko Madrid është në një formë
të shkëlqyer duke shënuar rregullisht në këto ndeshje, gjë që ka rritur
interesin e disa klubeve më të rëndësishme evropiane. Celsi, Mancester
Siti dhe Reali i Madridit janë vënë në ndjekje të Falkaos i cili
gjithsesi deklaroi se për momentin nuk e mendon largimin nga Atletiko.
‘Tani jam futbollist i Atletiko Madrid dhe nuk e mendoj largimin nga kjo skuadër-tha Falkao në një intervistë për programin televiziv ‘Punto Pelota’-nuk arrij dot ta imagjinoj veten me një tjetër fanelë. Kur luajmë në Vinsente Kalderon, tifozët më japin një përkrahje të vecantë, magjike dhe unë nuk mund ta përshkruaj dot. Jam i lumtur këtu, por në të ardhmen nuk dihet se cfarë do të ndodhë’.
Duke qëndruar në këtë pikë, Falkao theksoi se kjo gjithcka varet prej tij në të ardhmen dhe se në lojë janë edhe shumë faktorë të tjerë si situata ekonomike apo edhe kualifikimi i mundshëm për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Radamel Falkao në 6 muajt e fundit ka qenë protagonisti kryesor i Atletiko Madrid në fitoret e Europa league dhe Superkupës evropiane respektivisht ndaj Atletik Bilbaos dhe Celsit ndaj të cilave arriti të shënojë 5 gola.
Top Channel