Rusja Yelena Isinbayeva, dy herë kampione olimpike në hedhjen me shkop, theksoi se çiklisti amerikan Lance Armstrong ka bërë hile dhe për këtë gjë duhet të paguajë.
“Nuk ka rëndësi nëse Armstrong ka marrë doping para 20 vitesh apo dje. Ai ka mashtruar dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Se kur ka bërë hile, kjo nuk ka aspak rëndësi”, është shprehur Isinbayeva, e cituar nga agjensitë ruse të lajmeve.
“Mbretëresha e hedhjes me shkop”, e cila në Londër 2012 nuk arriti më shumë se medalja e bronzit, deklaroi se nëse një sportist përdor doping, atëherë duhet të jetë i përgatitur për ditën që do e zbulojnë.
Lance Armstrong tashmë nuk është më fituesi i shtatë tureve të Francës, suksese që i arriti nga viti 1999 deri në vitin 2005.
Top Channel