Brazil, Kaka’ grumbullohet sërish me kombëtaren

30/10/2012 16:20

Kaka’ do të jetë sërish pjesë e kombëtares braziliane të futbollit. Trajneri i Seleçaos, Mano Menezes, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Kolumbisë, ndeshje që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky takim që do të zhvillohet në Nju Xhersi do të jetë numri 1000 për pesë herë kampionët e botës që nga debutimi në vitin e largët 1914, kur Brazili luajti për herë të parë me skuadrën angleze Exeter City, ndeshje që u fitua nga amerikano-jugorët me rezultatin 2-0.

Përballja me Kolumbinë do të jetë ndeshja e fundit e Brazilit për vitin 2012. Lista me 21 lojtarët e grumbulluar është si më poshtë:

Portierë: Diego Alves (Valencia) dhe Jefferson (Botafogo)

Mbrojtës: Daniel Alves dhe Adriano (Barcelona), Fabio Santos (Corinthians), Thiago Silva (París Saint Germain), David Luiz (Chelsea), Leandro Castán (Roma) dhe Rever (Atlético Mineiro)

Mesfushorë: Arouca (Santos), Sandro (Tottenham), Paulinho (Corinthians), Oscar dhe Ramires (Chelsea), Giuliano (Dnipro), Thiago Neves (Fluminense), Kaká (Real Madrid) dhe Lucas Moura (Sao Paulo)

Sulmues: Neymar (Santos), Hulk (Zenit) dhe Leandro Damião (Internacional)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA