Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Në një lëvizje që mund të interpretohet si kërkesë për vend pune,
ish-Kryeministri britanik Toni Bler ka deklaruar se Bashkimi Evropian do
të jetë në një pozitë më të fortë, nëse Presidenti i BE do të zgjidhte
drejtpërdrejtë nga populli.
Bler ka paralajmeruar edhe per rrezikun qe mbartin percarejet dhe mosmarreveshjet e thella politike mes vendeve anetare te BE-se, te cilat mund te cojne eventualisht ne shperberjen e unionit.
“Milionat e banoreve te Evropes mund te ndihen te menjanuar dhe te huaj, nese ata nuk vendosin vete se cili do duhet t’i udheheqë”, ka deklaruar ish-Kryeministri laburist i Britanise se Madhe. “Problemi me Paralmentin Evropian eshte se kemi te bejme me njerez qe edhe pse jane te zgjedhur ne menyre demokratike, pervoja ime eshte se njerezit e thjeshte nuk ndihen shume te afert me eurodeputetet”.
Per mendimin e Blerit, Bashkimi Evropian nuk duhet te lejoje nje hendek te madh mes Britanise qe kerkon riatdhesimin e disa prej kompetencave nga Brukseli dhe Gjermanise dhe Frances, qe kane si opsion nje union me te madh politik. Bler paraljemroi se nese strukturat e eurozones perfundojne me nje Evrope qe eshte e percare ne menyre fondamentale si politikisht ashtu dhe ekonomikisht , sesa ne nje Evrope me nje marreveshje politike qe akomodon nivele te ndryshme integrimi brenda tij, atehere BE-ja qe njohim sot do te ec ne rrugen e shperberjes se saj, tha ish kryemeinistri britanik, njeriu qe mendohet se mund te jete nje nga kandidatet kryesor per postin e presidentit te ardhshem te Bashkimit Evropian.
Top Channel