Apple largon dy drejtues të lartë nga puna

30/10/2012 01:59

Apple ka njoftuar një ndryshim madhor në menaxhimin e tij, teksa dy drejtues të lartë do të largohen nga kompania.

Njoftimi pason problemet e turpshme me programin e ri të hartave, si dhe me rezultatet zhgënjyese të 3-mujorit të fundit.

Scott Forstall, kreu i programit iOS, do të largohet vitin e ardhshëm. Ai do të shërbejë si këshilltar i shefit ekzekutiv, Tim Cook, përkohësisht. Kreu i shitjeve me pakicë, John Broëett, ish-pronari i Dixons, do të largohet gjithashtu, pas vetëm 6 muajsh në këtë detyrë.

Apple tha se këto lëvizje ishin një mënyrë për të rritur bashkëpunimin në të gjitha bizneset e tij hard&soft si dhe ato të shërbimeve.

Top Channel