Ndonëse vazhdon të jetë një titullar i padisktueshëm, pozitat e Iker Casillas tek Reali i Madridit janë më të lëkundura se kurrë.
Pasi Mourinho kërkoi gjatë merkatos së verës një portier rezervë të denjë për kapitenin e Spanjës, tashmë portugezi mund të jetë i gatshëm që të largojë përfundimisht portierin e tij, të vlerësuar negativisht nga trajneri për rolin që ai luan brenda dhomës së zhveshjeve.
Kështu, zëvendësuesi i Casillas në “Santiago Bernabeu”, mund të jetë pikërisht Manuel Neuer.
Ndonëse për momentin një kalim i tillë duket pothuajse i pamundur për t’u realizuar, sipas “Bild”, Reali do të ishte i gatshëm që të ofronte plot 25 milionë euro, plus vetë Casillas, në mënyrë që të realizohet transferimi.
Ndërkohë, merkatoja midis kampionatit spanjoll dhe atij gjerman mbetet e ndezur edhe nga aksi Dortmund-Malaga.
Trajneri Jurgen Klopp vlerëson si një yll të sigurt të së ardhmes talentin e klubit spanjoll, të riun Isco.
Për këtë arsye, kampionët e Bundesligës janë futur në garë për të përvetësuar kartonin e sulmuesit, ndonëse ai pretendohet edhe nga Arsenali e Manchester United.
Për Iscon, Borusia është duke përgatitur një ofertë prej 21 milionë eurosh.
Top Channel