Fotografi Stephen Dupont ka publikuar disa foto të kriminelëve të rinj që bëjnë ligjin në Papua Guinenë e Re, një ishull i vogël pranë Australisë.
Port Moresby, kryeqyteti i këtij vendi shumë pak të njohur dhe të eksploruar, konsiderohet si një nga qytetet më të rrezikshme në botë për shkak të kriminalitetit tepër të lartë.
Në librin e tij, Dupont thekson se “kriminaliteti në këtë shtet është aq i madh sa shërbimet e sigurisë personale janë industria me fitimet më të mëdha në vend”.
Papunësia në Papua Guinenë e Re është në nivelin 60% dhe përdhunimet, vrasjet e vjedhja e makinave janë në rend të ditës. Papua Guinea e Re ka shpallur pavarësinë nga Australia në vitin 1975 dhe kryeqyteti i është shpallur si vendi më i rrezikshëm në planet.
Stephen Dupont ka nisur karrierën e tij si fotoreporter në vitin 1989 dhe ka mbuluar konflikte në Afganistan, Irak, Burundi dhe Ruanda.
Top Channel