Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur të hënën pasdite në selinë e saj. Në këtë mbledhje, ku ka marrë pjesë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, është diskutuar për zgjedhjet brenda kësaj partie.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë para mediave se ka qenë një mbledhje rutinë për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë dhe asgjë tjetër.

“Është diskutuar vetëm për çështje organizative dhe çështje teknike. Nuk është diskutuar për çështjen e votimit, por vetëm për çështje teknike”, ka thënë Kuçi.

Ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq dhe qeverinë, pas një mbledhjeje të kryesisë vendosi që me 1 nëntor të fillojë proçesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

Këto zgjedhje do të zgjasin deri më 15 dhjetor dhe më pas do të fillojnë përgatitjet për Kuvendin zgjedhor, ku do të zgjidhen strukturat udhëheqëse të PDK-së.

Top Channel