Milan, pas fitores të së shtunës ndaj Genoas, ka filluar të mendojë për ndeshjen e radhës në Serinë A, transfertën e së martës ndaj Palermos.
Pas dy ndeshjesh mungesë, në portë do të rikthehet Christian Abbiati. Mbrojtja me tre do të përbëhet nga Mexes, Bonera dhe Yepes.
Në mesfushë do të rikthehet kapiteni Massimo Ambrosini, i cili do të luajë përkrah Nigel de Jong. Sipas sportmediaset.it, Ricardo Montolivo do të luajë si organizator, pas krahëve të dyshes sulmuese El Shaarawy-Pato.
Pikërisht braziliani që është kthyer të luajë pas një mungese të gjatë është shprehur pas ndeshjes ndaj Genoa se ndihet mirë në fushë.
“Është e rëndësishme të luaj sepse ndihem mirë. Nuk pata shqetësime ndaj Genoas, por fatkeqësisht nuk shënova. Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të bëj gol”, theksoi Pato.
Ndeshja Palermo-Milan do të luhet të martën, në orën 20.45.
Top Channel