Mila Kunis: Nuk jam shtatzënë

29/10/2012 14:20

Mila Kunis ka përgënjeshtruar lajmin e shtatzënisë së saj. Mediat rozë hodhën hipoteza se aktorja po pret një fëmijë nga Ashton Kutcher pasi u fotografua me barkun paksa të fryrë, ditën e shtunë.

Zëdhënësi i aktores hollivudiane ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e publikuara gjatë fundjavës.

29-vjeçarja, e cila kohët e fundit është votuar si femra më seksi në botë, ka shprehur më parë dëshirën për tu bërë nënë. Në një intervistë për revistën ‘Glamour’ ajo është shprehur: “Dua të formoj familje. Do të hiqja dorë nga karriera për të qenë e dashuruar dhe me një fëmijë.”

Edhe Ashton Kutcher dëshiron të bëhet prind. Një mik i tij tha për revistën ‘Star’: “Ashton po e kupton që është 34 vjeç dhe nuk ka më kohë. Ai gjithmonë ka dashur fëmijë, por me Demi Moore kjo gjë nuk ishte mundur për shkak të moshës së saj.”

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë disa muaj që janë lidhur, por kurrë nuk e kanë pranuar zyrtarisht këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA