Ria Cooper fitoi vëmendje kombëtare në Britaninë e Madhe një vit më parë, kur ajo u shndërrua në britaniken më të re në moshë që kryente një operacion për ndryshimin e seksit.
I lindur mashkull, 17-vjeçari u shndërrua në femër pas vitesh lutje ndaj familjes dhe shërbimeve spitalore, duke argumentuar se nuk ndihej vetvetja në trupin e një mashkulli.
Megjithatë, një vit më pas, Ria konsideron se bëri një gabim të madh dhe dëshiron të rikthehet ne seksin fillestar, pasi pretendon se vuan nga goditje ankthi dhe probleme të tjera mendore në gjininë në të cilën është transformuar.
Si rrjedhojë, adoleshentja vendosi që të ndërpresë hormonet që duhet t’i japin tiparet e plota femërore dhe një ndërhyrje përfundimtare, e planifikuar për janar, që do ta shndërronte atë në një femër me fuqi të plota.
”Hormonet që marr e kanë shndërruar jetën time në një ferr. Në një moment ndihem mirë, në tjetrin keq. Kam pasur mendime vetvrasëse, një natë piva një shishe të tërë uiski nga dëshpërimi dhe mendoj vetëm se sa e vetmuar ndihem. Vendimi i ndryshimit të seksit ishte një goditje për familjen time dhe dua të rikthehem përsëri të jem mashkull, në mënyrë që të ndreq këtë problem”, deklaroi në “Daily Mail” Ria, e lindur në të vërtetë me emrin Brad Cooper.
Deklatat e adoleshentes bien në kontrast të thellë me atë që ajo deklaroi në vitin 2010, kur në një tjetër të përditshme britanike deklaroi: “E urrej trupin tim të tanishëm. E di prej vitesh që jam femër dhe dua të sillem, të dukem dhe të ndihem si një e tillë. Jeta ime si mashkull është një vuajtje e vërtetë”.
Top Channel