Leo Messi merr Këpucën e Artë

29/10/2012 14:45

Leo Messit iu dorëzua Këpuca e Artë, çmim që jepet nga gazeta sportive spanjolle ‘Marca’ për golashënuesin më të mirë të kampionatit spanjoll.

Argjentinasi i Barcelonës shënoi plot 50 gola në sezonin e kaluar në Ligën BBVA. Messi u shpreh gjatë ceremonies së organizuar me këtë rast: “Falenderoj familjen time dhe shokët e skuadrës sepse pa ata do të ishte e pamundur ta fitoja këtë çmim.”

“Ky çmim është i të gjithëve sepse golat nuk shënohen vetëm”, shtoi Messi.

Në marrjen e këtij çmimi, Messi shoqërohej nga presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, kapiteni i skuadrës, Carles Puyol dhe zëvendëskapiteni, Xavi Hernandez.

Kjo është hera e dytë në karrierë që Leo Messi fiton Këpucën e Artë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA