
Seria e rezultateve negative në krye të Tiranës detyruan trajnerin e bardhebluve, Artur Lekbello të japë dorëheqjen nga drejtimi i tyre.
Lekbello njoftoi largimin nga skuadra pasditen e së hënës. Në katër ndeshjet e fundit, Tirana e tij regjistroi vetëm 3 pikë dhe kjo falë 3 barazimeve të njëpasnjëshme dhe humbjes në Korçë përballë Skënderbeut me rezultatin 2-0.
Tashmë Tirana do të udhëhiqet nga Tafaj i cili merr përsipër detyrën e vështirë për të ringritur bardheblutë në nivelin e një skuadre pretendente për kampionat.
Aktualisht, në 8 javë kampionat, Tirana ka grumbulluar vetëm 13 pikë duke u renditur në vendin e katërt me 7 pikë diferencë nga Skënderbeu kryesues, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë mbahet përkatësisht nga Vllaznia dhe Besa e Kavajës.
Top Channel