Që nga çafkat që gjuajnë për peshk e deri tek gepardët që bëhen gati për darkën e radhës, këto foto sjellin magjinë e botës së kafshëve.
Imazhet janë pjesë e konkursit “European Wildlife Photographer of the Year”, ku përzgjidhet fotoja më e mirë nga bota e egër, e sjellë nga fotografë europianë. Plot 12 500 imazhe kanë konkuruar nga 27 vende europiane.
Fotografia fituese, me titull ‘Stargazer’, paraqet dy drerë duke ngrënë gjatë një nate plot yje në Finlandë. Fotografi Tommy Vikars ka shpenzuar netë të tëra në pyll për të realizuar shkrepjen.
“Për vite të tëra jam munduar të bëj këtë foto. Kishte raste që drerët lëviznin shpejt dhe kishte raste që ndalonin për të ngrënë në vende me fare pak dritë”, shprehet Vikars.
Konkursi me fotot nga bota e egër e fotografëve europianë organizohet çdo vit nga GDT-ja, Shoqata Gjermane e Fotografëve të Natyrës.
Top Channel