Kjo është mbase këshilla më e çuditshme për të humbur në peshë, por një studim i fundit ka dalë në përfundim se për të humbur kalori mund të rrini në shtëpi, të ulur në divan para televizorit.
Si është e mundur kjo? Sekreti është të shikoni një film horror dhe sa më i frikshëm të jetë ky film, aq më shumë kalori do të digjni. Shkencëtarët e Universitetit të Uestminsterit kanë vëzhguar 10 persona të cilëve u kanë vënë një përzgjedhje filmash horrori klasik.
Kërkuesit monitoruan rrahjet e zemrës, marrjen e oksigjenit dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit për të parë energjinë e humbur. 113 kalori u dogjën mesatarisht nga vullnetarët gjatë 90 minutave të një filmi horror. Kjo sasi është e barabartë me një ecje prej 30 minutash.
“The Shining” (film i vitit 1980 me Jack Nicholson), “Jaws” (film i vitit 1975 me regji të Steven Spielberg) dhe “The Exorcist” (film i vitit 1973) dogjën më shumë kalori tek vullnetarët që morën pjesë në studim.
Top Channel