Del Piero feston me gol ndeshjen e 800-të

29/10/2012 00:00

Del Piero feston me gol ndeshjen e 800-të të karrierës së tij si profesionist në futboll.

Ish-kapiteni i Juventusit shënoi për Sydney FC në javën e katërt të kampionatit australian duke ndihmuar skuadrën e tij të re në fitoren e dytë radhazi. Goli i Pinturikios i shënuar në minutat e para të pjesës së dytë, i dha barazimin 1-1 skuadrës së tij që ndodhej në disavantazh në shtëpinë e saj përballë, Perth Glory.

Pas dy humbjeve radhazi në nisjen e kampionatit, Sydney FC e ish-numrit 10 të Juventusit, ka ngjitur shkallët e klasifikimit duke u renditur në vendin e 5 me gjashtë pikë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Adelaide UTD dhe Newcastle Jets me nga nëntë pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta