Bastet, “triumfi i drejtësisë”

29/10/2012 12:10

Tingëllon e pabesueshme por ka ndodhur vërtetë në Irlandë. Kompania e basteve Paddy Power ka vendosur t’i japë paratë të gjithë atyreve që kanë vënë bast për fitoren e Katanias apo barazimin, për ndeshjen e tyre të kësaj jave me Juventusin.

Një ngjarje që ka dominuar faqet e para të mediave kryesore italiane në polemika ashtu si edhe drejtuesit e Katanias kundër Juventusit dhe gjyqtarit të ndeshjes, i cili anuloi golin e siçilianëve.

Goli i Bergesios duket qartë që është krejtësisht i rregullt, por gjyqtari Gervasoni në fillim e konsideroi të vlefshëm e më pas e anuloi. Për këtë arsye kompania e basteve Paddy Poëer ka vendosur që të aplikojë sistemin Justice Payout, apo në shqip, triumfi i drejtësisë. Kompania ka paguar të gjithë ata që kishin vendosur bast për këtë ndeshje që përfundonte në barazim apo që fitonte Katania.

Kështu, kompania irlandeze e basteve vendosi të inagurojë sistemin e saj të ri Justice Payout me kampionatin italian.

“Ne i vlerësojmë gabimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve dhe nëse mendojmë se është gabuar dhe rezultati përfundimtar nuk është i drejtë, minimumi e konsiderojmë bastin nul, pra me koeficient 1, në raste të tjera i japim paratë si në këtë rast me ndeshjen Katania-Juventus”, thotë Alesandro Alara, shefi i zyrës së shtypit në këtë kompani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA