Një aplikacion i ri për “iPhone” është vendosur në qendër të debateve, pasi ai është i specializuar në gjetjen e vetëm atyre fotografive që kanë një përmbajtje të qartë erotike midis albumeve të miqve në “Facebook”.

Në shitje për 1,99 dollarë, aplikacioni përdor teknologjinë për të identifikuar dhe shfaqur vetëm fotot “e nxehta”, të personave të interesuar.

Pasi janë zbuluar, fotografitë mund të regjistrohen midis të preferuarave dhe të shpërndarhen në telefona të tjerë.

Megjithatë, kritikat ndaj një aplikacioni të tillë kanë qenë të menjëhershme dhe të ashpra, sidomos pasi një faqe interneti zbuloi se mbi 12 mijë fotografi vajzash janë vjedhur dhe publikuar më pas në faqe me pornografike.

Sipas “Internet Ëatch Foundation”, ky aplikacion dëmton rëndë të drejtën e privacisë, duke shndërruar rrjetet sociale në faqe të përshtatshme për vjedhje informacioni, të dhënash personale dhe përfitimesh të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA