Philip Osenton ka thyer rekordin për më shumë gota vere të mbajtura në një dorë. Britaniku 43-vjeçar arriti të mbajë plot 51 gota duke kapërcyer lehtë rekordin e mëparshëm që ishte me 39.

Burri, i cili punon në Pekin si ekspert vere, theksoi se kur ka qenë kamarier nisi të bënte prova të tilla me shumë gota nëpër duar.

“Kur punoja në hotelin Ritz të Londrës duheshin përgatitur drekat ose darkat dhe nëse do të mbaja vetëm dy gota në secilën dorë do më duheshin orë të tëra për të mbaruar punë. Kishte shumë presion për të bërë gati tavolinat, kështu që duhet të gjeja zgjidhje të tjera”, shprehet Osenton për ‘Daily Mail’.

Në tentativën e parë 43-vjeçari mbajti 45 gota, ndërsa në të dytën arriti shifrën 51.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një filipinas, i cili në Barcelonë arriti të ekuilibronte në një dorë 39 gota vere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA