Kinë, fiton gjyqin ndaj gruas që i fshehu operacionet

28/10/2012 00:00

Një burrë nga Kina u divorcua dhe më pas paditi gruan e tij, duke fituar 120 mijë dollarë.

Jian Feng ishte plotësisht i dashuruar me gruan e tij të bukur, derisa ata patën një vajzë.

Feng fillimisht u habit që bebja ishte aq e shëmtuar me dy prindër të bukur dhe e akuzoi gruan e tij për tradhëti.

Atëherë gruaja rrëfeu se kishte shpenzuar miliona dollarë për operacione plastike, duke u transformuar në fytyrë. Feng u divorcua nga gruaja dhe e paditi atë për shkak se ajo e kishte mashtruar me paraqitjen e saj.

Gruaja, jo vetëm shpenzoi 100 mijë dollarë për operacione që do ta bënin atë më të bukur, por tani i duhet të paguajë edhe 120 mijë dollarë të tjera për një burrë, që mesa duket e donte vetëm për pamjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA