Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Emigranet dinë më shumë për Britaninë se sa britanikët vetë. Deputeti laburist Sadik Khan, tha për Dailymail se ndihet i frustruar kur sheh të huajt që detyrohen të kalojnë testet e vështira të nënshtetësisë në Angli kur ka plot vendas, sipas tij, që nuk dinë asgjë për historinë e shtetit ku jetojnë.
Khan, prindërit e të cilit kanë emigruar nga Pakistani, e konsideron të tepruar një praktikë të tillë. Ndihem keq kur shoh se si qytetarët e rinj detyrohen të mësojnë shumë, në një kohë kur nuk bëhet asgjë për t’u siguruar se një dije të tillë e kanë edhe të tjerët, shprehet ai.
Deklarata e Khan ngjalli reagimin e menjëhershëm të konservatorëve. Nëse laburistët duan të heqin testin e nënshtetësisë, ta thonë hapur, u shpreh ligjvënësi Mark Pritchard.
Për të fituar nënshtësinë britanike apo të drejtën e jetesës në këtë vend, emigrantëve u duhet të kenë një nivel të caktuar njohurish të gjuhës angleze e të kalojnë testin e quajtur “Jeta në Mbretërinë e Bashkuar”, i cili u paraqit nga vetë laburistët në 2005-ën.
Përpara natyralizimit, ata duhet të marrin pjesë në një ceremoni individuale apo edhe grupi në bashkinë e qytetit ku jetojnë, që përfshin një betim për besnikëri ndaj Mbretëreshës dhe dëgjimin e himnit kombëtar.
Top Channel