Alarm tsunami në Hauai

28/10/2012 00:00

Një tërmet 7.7 i shkallës Rihter me epiqendër ishujt Sharlotë gjeneroi dallgë gjigante që pritet nga çasti në çast të godasin ishujt Hauai.

Autoritetet në këto ishuj dhanë alarmin e tsunamit dhe kërkuan nga banorët të zhvendosen drejt zonave me lartësi të konsiderueshme.

Sipas observatorit të tsunameve në Paqësor, dallgët që do të godasin Hauain pritet të jenë nga 1 deri në 3 metra të larta dhe goditja mund të zgjasë për orë të tëra.

Në ishull dëgjohen sirenat e alarmit që u kërkojnë të paktën 80 mijë banorëve të lënë zonat bregdetare dhe të zhvendosen më në thellësi të territorit.

Megjithatë, autoritetet qetësuan disi situatën duke deklaruar se dallgët nuk do të jenë shkatërrimtare, por gjithsesi mbeten kërcënim për banorët.

Top Channel