
Casey Stoner me Repsol Honda do të niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Australisë, duke lënë pas tij Jorge Lorenzo dhe Dani Pedrosa, dy spanjollët që luftojnë për titullin kampion në këtë sezon.
Australiani regjistroi kohën më të shpejtë diçka më shumë se gjysmë sekondi më shpejt se sa vendi i dytë i zënë nga Lorenzo. Radha e parë plotësohet nga Dani Pedrosa duke premtuar një luftë të ashpër me Lorenzo-n e Yamahas në garën për titullin kampion.
I katërti do të niset Cal Crutchlow me Yamaha Tech që lë pas Stefan Bradl me Honda LRC. Vetëm vendi i tetë për Valentino Rossi-n dhe Ducati-n e tij.
Gara për çmimin e madh të Australisë është e parafundit për këtë sezon. Ajo do të zhvillohet të dielën në orën 06:00 dhe transmetohet direkt në Top Channel dhe SuperSport.
Top Channel