Skënderbeu-Tirana, supersfida e javës

27/10/2012 00:00

Superliga rikthehet me ndeshjet e javës së tetë të saj. Ndeshjet e kësaj jave nisin të shtunën në orën 14:00 me derbin lab, Luftëtari-Flamurtari, ndërsa në Fier, Apollonia do të presë Tomorrin.

Por supersfida e kësaj jave mbërrin në orën 17:00 kur në Korçë, Skënderbeu vendas pret Tiranën. Dy skuadrat ndajnë përkatësisht vendin e parë dhe të tretë, me 17 dhe 13 pikë dhe ajo që i bashkon është se asnjëra prej tyre nuk e ka provuar shijen e humbjes për këtë sezon në Superligë.

Të dielën luhen 4 ndeshjet e tjera që do të plotësojnë panoramën e javës së tetë. Kastrioti do të presë Besën, Kukësi që shkatërroi 4-0 Tiranën në Kupë do të presë Teutën, ndërsa Bylis luan në shtëpi ndaj Laçit. Këto 3 takime luhen në orën 14:00, ndërsa në 17:00 Vllaznia dhe Shkumbini do të përplasen në Shkodër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta