Peshëngritje, nderohet Leonard Toska
27/10/2012 21:00
Leonard Toska, trajner i shumë kampionëve kombëtarë në peshëngritje, është nderuar në 15-vjetorin e ekipit Shtërmeni me titullin “Mjeshtër i Madh i Peshëngritjes Shqiptare” dhe me “Çertifikatë Mirënjohjeje” nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit.
Skuadra e Shtërmenit, e drjetuar nga Toska, ka dalë 7 herë kampione kombëtare, ndërkohë që ka fituar 32 medalje ndërkombëtare.
Prej 12 vjetësh Toska punon me skuadrën e Shtërmenit, ndërkohë që ka stërvituar emra që kanë lënë gjurmë të paktën vitet e fundit në këtë sport, si Briken Çalja, vëllezërit Trasha, si dhe Taulant Çerepi.
Top Channel