New York, Frankenstorm rrezikon festën e Halloween

27/10/2012 00:00

Nju-jorkezët po përgatiten për festën e Halloween, me shpresën se
kremtimet nuk do të prishin nga Frankenstorm, sic eshte quajtur stuhia
dimerore qe mund te sjelle uragani ‘Sandy’.

Njerezit jane zhytur ne blerje, duke vene gishtin tek kostumet me te çuditshme, te çmendura e te frikshme. Pasi Mitt Romney e cilesoi Big Bird-in, personazhin e filmave per femije, pjese te zotimeve per me shume fonde qeveritare ne favor te televizionit publik, kampi i Obames krijoi nje shaka per republikanin, duke thene se e mendon personazhin si nje kercenim te madh e te verdhe per ekonomine. Kjo e vendosi Big Bird-in kete vit ne qender te vemendjes. Kerkesa per kostumin e tij ka qene e madhe.

“Do te doja qe Romney apo Obama te kishin folur edhe per personazhe te tjera, sepse kushdo qe ata permendin, promovohet menjehere”, thotë Tony Bianchi, pronar i ‘Halloween Adventure’.

Surprizen kryesore e perbene megjithate kerkesat per kostumin e Bane, i ligu ne episodin me te fundit te sages se Batmanit.

Nder te tjera kostume te preferuara eshte ai tradicional i murgeshes, personazheve nga filma apo muzikale te ndryshem, por ato dritherues te njerezve-ujq. Halloween eshte nje feste e mbushur me kostume te shumellojshme, por edhe krijime nga me befasueset sic jane keta kunguj-zombi, te cilet do te ekspozohen ne kopshtin botanik te New York-ut.

Top Channel