
Trajneri kampion bote me Italinë në vitin 2006-të, Marcello Lippi ngriti trofeun e tij të parë në eksperiencë kineze në krye të Guangzhou Evergrande.
Skuadra e drejtuar prej tij, fitoi kampionatin vendas një javë para ndeshjeve përfundimtare të tij. Guangzhou u shpall kampione me 58 pikë duke lënë pas vendin e dytë me 53. Ndërkohë që do të ketë munësinë për të realizuar dopietë teksa muajin e ardhshëm do të diskutojë Kupën e Kinës në finalen me Guizhoi Renhe.
Lippi mori drejtimin e skuadrës së milionerëve kinezë në muajin maj të këtij viti dhe me fitoren e këtij titulli, bëhet trajneri i katërt me emër italian që fiton një kampionat jashtë Italisë. Më parë këtë e kishin arritur Trapattoni, Capello, Spalleti.
Top Channel