Facebook, Ceglia mashtroi duke kërkuar 50% të aksioneve

27/10/2012 01:20

Paul Ceglia akuzohet për sajimin dhe shkatërrimin e provave në gjyq, duke kërkuar zotërimin e gjysmës së kompanisë.

I arrestuar në shtëpinë e tij në Wellsville, New York, Ceglia doli në gjyq mbrëmjen e së premtes. Avokati Preet Bharara tha se sipërmarrësi ishte përpjekur të ndiqte “ditën e pagesave të bazuar mbi një falsifikim flagrant”.

Në 2003-shin, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në atë kohë student në Universitetin e Harvardit, pranoi të bënte disa punë programimi për Ceglia-n dhe bizneset e tij me fax, deklaruan prokurorët.

Ceglia paraqiti më pas padinë e tij, duke deklaruar se ai dhe Zuckerberg kishin nënshkruar një kontratë prej 2 faqesh, e cila i jepte atij 50% të aksioneve të Facebook. Por Zuckerberg tha se në atë kohë, ende nuk e kishte konceptuar idenë e krijimit të rrjetit social.

Avokatët e kompanisë Facebook bënë të ditur se kontrata, e nënshkruar prej Ceglia-s dhe Zuckerberg në 2003-shin, ishte për zhvillimin e programeve për hartat e rrugëve. Rrjedhimisht, kuptohet se Ceglia kishte falsifikuar dokumentin, ku kishte referenca për Facebook, për të cilin edhe akuzohet.

Top Channel