Berlusconi: Vendim i gjykatës, politik

27/10/2012 00:00

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi e ka cilësuar dënimin e gjykatës ndaj tij, si një “barbari të motivuar politikisht”.

Në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të procesit që e dënon me 4 vite burg, 5 vite të tjera larg zyrave shtetërore dhe 3 vite larg sipërmarrjeve, Berlusconi tha se verdikti i gjykatës ishte i pabesueshëm.

“Është një gjyq politik, një gjykim i pabesueshëm dhe i patolerueshëm. Është padyshim një proces politik, ashtu si të gjitha cështjet e ngritura kundër meje”, deklaroi ai në një intervistë për televizionin Italia 1, një ndër televizionet që zotërohet prej tij.

Më tej “Kavalieri”, ashtu sic pritej, tha se do ta apelojë cështjen në gjykata më të larta. Korrespondenti i BBC në Londër thotë se proceset gjyqësore në këto gjykata mund të zgjasin me vite të tëra, ndaj është disi e pabesueshme që Berlusconi të kryejë qoftë edhe 1 ditë burg.

Gjykata e Shkallës së Parë në Milano dënoi me 4 vite burg ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, por ky i fundit do të kryejë vetëm 1 vit, sipas ligjit të amnistisë që aplikohet për disa vepra penale të kryera para 2006-ës.

Gjithçka lidhej me parregullsitë e gjetura me shit-blerjet e të drejtave televizive nga Mediaset në vitin 2001. Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve.

Top Channel