5 mijë hapa të zgjasin jetën

27/10/2012 00:00

Për shumë njerëz po bëhet gjithnjë e më e vështira mbajtja e trupit në formë dhe rreziku nga sëmundje të ndryshme prej jetës sedentare, prej vitesh trumpetohet me të madhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Aktiviteti sportiv është ai që mban larg pjesën më të madhe të këtyre rreziqeve. Por jo të gjithë kanë kohën dhe vullnetin për aktivitete fizike të sforcuara. Lajmi i mirë për këtë kategori vjen nga studimi më i fundit i OBSH-së.

Sipas këtij studimi, mjaftojnë 5 mijë hapa në ditë për të patur një trup të shëndetshëm dhe për të mbajtur larg pjesën më të madhe të sëmundjeve që vijnë nga jeta sedentare. 5 mijë hapa, diku tek 3 kilometër, po sipas të njëjti studim, përvecse të ndihmojnë në mbajtjen e muskujve elastikë dhe në lëvizje, të zgjasin edhe jetën.

Nga të dhënat e OBSH, personat që janë marrë rregullisht, edhe me kohë apo distanca minimale me aktivitete sportive, jetojnë mesatarisht 6 vjet më shumë se sa personat që kryejnë një jetë sedentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA