Një vajzë 1-vjeçare kineze vuan nga një çrregullim i rrallë lëkure që e bën atë të duket si një grua e moshuar. Yuxin Xiaoli është e prekur nga cutis laxa, një çrregullim që e bën lëkurën jo elastike dhe të varur.

Vogëlushja ka rrudha në fytyrë, ndërsa në trup gjendja e lëkurës është edhe më e keqe. Nëna e saj thekson: “Lëkurën e kishte kështu që kur lindi, por nuk i vumë rëndësi sepse menduam që të gjithë fëmijët janë kështu. Edhe analizat para lindjes nuk treguan asgjë anormale.”

Ndërsa gjyshja e vajzës 1-vjeçare tregon: “Duket si një plakë e vogël. Herën e fundit që e çova tek doktori ta vizitoja, fëmijët e tjerë u trembën dhe nisën të qanin kur e panë. Më ka zënë frika ta nxjerr jashtë sepse të gjithë e shohin si të ishte UFO.”

Yuxin ka gjithashtu probleme me zemrën, ka pneumoni dhe astmë. Shumicën e kohës ajo e kalon në spitalin e fëmijëve në Zhengzhou. Vetëm vitin e kaluar, familja e vogëlushes ka harxhuar rreth 10 mijë dollarë për trajtimin e saj mjekësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA