Pas fitores së Laportës, hapet rruga për rinovimin me Flick deri në 2028
Ish zv.presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Doktor Mario Peskante ka mbërritur të premten në Tiranë. Ftesa e doktor Peskantes, i cili aktualisht merret me politikë dhe është President i Komisionit të Bashkimit Europian në Parlamentin Italian, i ka ardhur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, për të tërhequr titullin e nderit të “Urdhërit të Mirënjohjes” që i ka dhënë ish-presidenti i Republikës Z.Bamir Topi.
Çuditërisht në këtë ceremoni nuk kishte jo vetëm presidenti aktual Z.Nishani, por as përfaqësues të presidencës. Gjithsesi Z.Peskante në fjalën e tij ka falenderuar drejtuesit e KOKSH dhe të Presidencës për këtë medalje mirënjohje.
Në periudhën e vështirë të fillimit të viteve ’90 dhe më pas në vitin e vështirë 1997-s, zoti Peskante ishte president i Komitetit Olimpik Italian dhe gjatë atyre viteve ka qenë gjithmonë përkrah sportit tonë dhe në vecanti përkrah Komitetit Olimpik.
Në pritjen e organizuar për dorëzimin e këtij “Urdhri Mirënjohje” ishin të pranishëm vec drejtuesëve më të lartë të KOKSH edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z.Aldo Bumçi apo përfaqësues dhe presidentë të federatave të tjera olimpike.
Doktor Peskante ka zhvilluar edhe takime të tjera në vend me krerët më të lartë të shtetit, ndërkohë që ditën e shtunë përpara largimit për në Itali ka programuar një konferencë për shtyp.
Top Channel