Reperi Lil Wayne shtrohet në spital

26/10/2012 15:20

Lil Wayne është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë gjatë një fluturimi gjatë ditës së enjte.

Sipas ‘TMZ’, avioni privat i reperit amerikan është detyruar të bëjë një ulje emergjence në Teksas dhe menjëherë Lil Wayne është dërguar në spital për kontrolle. Nuk dihet ende kush ka qenë problemi, por njoftohet se tashmë këngëtari është më mirë.

Lil Wayne, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., ka nxjerrë në tregun muzikor këngë si Lollipop, Stuntin Like My Daddy, Let the Beat Build etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA