MotoGP, Stoner turpëron të tjerët

26/10/2012 12:35

Më shumë se “Philip Island”, ajo e Australisë meriton të quhet “Stoner Island” pasi kampioni i botës në fuqi tregoi se ishte në shtëpinë e tij duke regjistruar kohë të pabesueshme, në provat e lira të ditës së premte.

Jashtëzakonisht i shpejtë, Stoner regjistroi një kohë prej pothuajse një sekondë më i shpejtë se ndjekësi i tij më i afërt, Jorge Lorenco dhe një sekondë e gjysmë më i shpejtë se spanjolli Daniel Pedrosa.

”Gjatë xhirove, nuk e dija që po ecja aq shpejt. Është një kohë e shkëlqyer, që shpresoj ta përsëris në garë”, deklaroi australiani, që rikthehet në pistën e tij të preferuar, atje ku ka fituar gjithmonë që prej vitit 2007.

Përsa i përket shtatë herë kampionit të botës në MotoGP, Valentino Rossi, italiani vazhdoi paraqitjet e dobëta në vazhdën e këtij sezoni zhgënjyes, duke regjistruar një kohë më të lartë se dy sekonda nga vendi i parë, shenjë e qartë që edhe një herë më shumë, “Doktori” do të jetë vetëm një spekatator edhe në garën e parafundit të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA