Gjirokastër, operacioni anti-drogë, një në pranga

26/10/2012 08:25

Një shtetas u vendos në pranga mëngjesin e së premtes në rrethin e Gjirokastrës, pasi policia kufitare zbuloi në automjetin e tij një sasi lënde narkotike.

Olsian Rondo ishte duke tentuar që të kalonte në shtetin grek, kur në automjetin tip “Audi”, u zbulua një sasi prej 5,2 kilogramësh marijuanë, çka solli arrestimin e tij në flagrancë.

Gjatë vitit 2012, rastet e arrestimeve për zotërim të substancave të ndaluara në rrethin e Gjirokastrës kanë qenë pothuajse të përjavshme, shenjë e rritjes së efiçencës së zbulueshmërisë së forcave të rendit, por edhe e rritjes së aktivitetit kriminal në vend.

Arrestimi i shtetasit Rondo vjen një javë pasi në një operacion madhor, 3,7 tonë marijuanë u ndaluan brenda një dite të vetme.

Top Channel