E bija e “Bono”-s përkrah Butler
26/10/2012 11:10
Ne babain një prej këngëtarëve më të suksshëm rock të të gjitha kohërave, Eve Hewson ka zgjedhur që të ndjekë një rrugë disi të ndryshme për të ngjitur shkallët e famës.
Jashtë vëmendjes mediatike, 21-vjeçarja ka nisur të ndërtojë karrierën e saj në botën e aktrimit në mënyrë të ngadaltë, por të vazhdueshme.
Vajza e dytë e “Bono”-s, tregoi një formë të mrekullueshme fizike, në premierën e filmit të saj të fundit, “This Must be the Place”, në Nju Jork.
Në këtë film, në të cilin ajo luan përkrah Gerald Butler, Eve luan rolin e një këngëtareje, që përfshihet në lëvizjen separatiste irlandeze të “IRA”-s, në një mision hakmarrje ndaj një oficeri nazist që torturoi babain e saj, ndërsa ndodhej në Aushvic.
Top Channel