Ish-trajneri i Interit, Rafa Benitez, mund të rikthehet në Milano, por këtë herë në radhët e skuadrës së dytë të qytetit, Milanit.
Pas tre humbjeve radhazi, përfshirë dështimin e fundit në Champions përballë Malagës, tek kuqezinjtë pozitat e trajnerit aktual, Massimiliano Allegri, janë më të lëkundura se kurrë.
Pavarësisht se zëvendëspresidenti i klubit, Adriano Galliani, e ka përjashtuar kategorikisht këtë mundësi, e përditshmja “La Nazione” e jep të sigurt se Benitez po shihet gjithmonë e më shumë si pasuesi i Allegrit, në pritje të firmosjes me Guardiolën në sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, marrëveshja duket se vështirësohet nga fakti që vetë spanjolli nuk dëshiron të jetë një trajner i përkohshëm dhe pretendon garanci të plota nga kuqezinjtë për zbatimin e një kontrate shumë-vjeçare.
Sipas “La Nazione”, ndonëse Benitez është zgjedhja e dytë, përballë pasigurisë nëse do të jetë e mundur apo jo nënshkrimi me Guardiolën, klubi mund të tolerojë dhe t’i ofrojë ish-trajnerit të Interit, Liverpool dhe Valencias atë që ai dëshiron.
Top Channel