Bayern Munchen, Robben kthehet në stërvitje

26/10/2012 21:40

Arjen Robben është rikthyer të stërvitet me Bayern Munchen ditën e premte pas katër javë dëmtimi.

“Është stërvitur mirë dhe pa asnjë problem. Ka kompletuar të gjithë programin”, u shpreh trajneri Jupp Heynckes, i cili nuk sqaroi nëse hollandezi do të jetë i gatshëm apo jo për ndeshjen e së dielës ndaj Bayer Leverkusen.

Vetë lojtari mëngjarash theksoi: “Nuk ka kuptim të vendosim data kthimi. Fillimisht duhet të fitoj formën e plotë e më pas të shohim.”

Në dyshim për ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen janë edhe Franck Ribery dhe Javi Martinez. Francezi dhe spanjolli u kthyen me probleme nga transferta e Champions ndaj Lille dhe bënë vetëm vrap të lehtë duke mos iu bashkuar grupit në stërvitje.

Ndërsa lajmi i mirë për bavarezët është rikthimi në stërvitje i Mario Gomez. Jupp Heynckes bëri të ditur se sulmuesi kryesor i Bayern Munchen do të bashkohet me grupin ditën e shtunë: “Do të bëjë disa ushtrime të lehta me ne e më pas do të vazhdojë punën rekuperuese individuale gjatë ditëve në vijim.”

Ndeshja Bayern Munchen – Bayer Leverkusen do të luhet të dielën, në orën 17:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA